Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Incident në Bulqizë gjatë fushatës elektorale, SPAK verifikon pretendimet
👁13584
Policia e Bulqizës ka depozituar materialet në Prokurorinë e Posaçme sa i përket incidentit të ndodhur pak ditë më parë gjatë një aktiviteti elektoral, ku dyshohet se deputeti demokrat Xhelal Mziu bashkë me nipin e tij dhunuan Kalosh Murrën. Përveç referimit policor, në SPAK ka depozituar kallëzim edhe vetë deputeti demokrat Xhelal Mziu, i cili pretendon se është ai personi i sulmuar dhe dëmtuar, ndërsa kallëzim në SPAK ka dërguar edhe një qytetar që pretendon se është dhunuar gjatë incidentit. Veprimet hetimore po kryhen nga prokurori Elvin Gokaj, i cili është caktuar në qarkun Dibër për të hetuar krimet zgjedhore...