Inceneratori i Tiranës, ish-ministri Lefter Koka dënohet me 3 vite burg, GJKKO shpall dënimet edhe për 6 të tjerë…

Inceneratori i Tiranës, ish-ministri Lefter Koka dënohet me 3 vite burg, GJKKO shpall dënimet edhe për 6 të tjerë…

Gjykata e Posaçme (GJKKO) shpalli dje vendimin për Inceneratorin e Tiranës duke dhënë në total 15.6 vite burg për 7 të pandehur nga 26 vite që kishte kërkuar SPAK. Ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka u dënua me 3 vite burg nga 4 që kërkoi Prokuroria e Posaçme. Nga gjykimi i shkurtuar dënimi i zbret në 2 vite, kohë që do të konsiderohet e shlyer me qëndrimin në paraburgim. Ish ministri Koka, sipas vendimit, do duhet të rrijë 5 vite larg funksioneve publike. Megjithatë, Lefter Kokës i duhet të qëndrojë në qeli, për shkak të një tjetër dënimi dhënë ndaj tij....
Burimi: Sot.com.al