Inceneratori i Tiranës, Apeli kthen për rigjykim çështjen ndaj Alqi Bllakos

Inceneratori i Tiranës, Apeli kthen për rigjykim çështjen ndaj Alqi Bllakos

Apeli i GJKKO prish vendimin e shkallës së parë për Alqi Bllakon dhe e kthen për rigjykim. Bllako ishte dënuar në Shkallën e parë me katër vite burg lidhur me inceneratorin e Tiranës, që zbriste në dy vite e tetë muaj për shkak të gjykimit të shkurtuar, për akuzën e korrupsionit në dy raste. Bllako e pati ankimuar vendimin e Shkallës së Parë. Kujtojmë se Bllako u dënua nga Gjykata e Posaçme Antikorrupsion në 11 mars të këtij viti me 4 vite burg, dënim i cili u zbrit në 2 vite e 8 muaj për shkak të procedurës së gjykimit...