IMT dhe Policia Bashkiake aksion për lirimin e hapësirave publike në Elbasan

IMT dhe Policia Bashkiake aksion për lirimin e hapësirave publike në Elbasan

Inspektorati i Mbrojtjes se Territorit (IMT) dhe Policia Bashkiake kanë nisur një aksion të përbashkët për lirimin e hapësirave publike të zëna në mënyrë abuzive nga bizneset në qytet. Ky aksion ka për qëllim kthimin e trotuareve dhe lulishteve në përdorim të lirë për qytetarët, duke siguruar një ambient të rregullt dhe tërheqës, që të promovojë më mirë potencialin e Elbasanit. Autoritetet kanë dërguar njoftime paraprake ndaj bizneseve për largimin vullnetar të strukturave që pengojnë kalimin, ndërsa për rastet pa përgjigje janë nisur heqjet detyruese nga IMT. Në vijim, pritet të shtohen aksionet dhe kontrollet nga ana e institucioneve përgjegjëse...
Burimi: Kohajone.com