Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Ilir Proda takim me zëvendësdrejtorin e Programit ICITAP
👁3883
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda zhvilloi një takim me Zëvendësdrejtorin e Programit ICITAP të Departamentit të Drejtësisë së ShBA-së, Steven Fields. Gjatë takimit, u vlerësua mbështetja e vazhdueshme që ICITAP i ka dhënë Policisë së Shtetit, që prej vitit 1998, në fusha kyçe si: menaxhimi i kufijve, lufta kundër krimit të organizuar, ndërtimi i kapaciteteve njerëzore, zhvillimi i sistemeve të teknologjisë së informacionit dhe trajnimi i personelit policor. Drejtor Proda theksoi kontributin e rëndësishëm të ICITAP për konsolidimin e strukturave policore, përmes projekteve si TIMS dhe PRIMS, si dhe mbështetjen për mekanizmat kundër ekstremizmit të dhunshëm....