Ikën Arbër Hajdari dhe Monika Kryemadhi? Detaji që zbuloi dy opinionistët e BBV
Një deklaratë e Selin Bollatit në emisionin “Goca dhe Gra” ka ngritur pikëpyetje mbi emrat që mund të ulen në karriget e opinionistëve të edicionit të gjashtë të “Big Brother VIP Albania”. Gjatë një bisede në studio për festën e nisjes së sezonit të ri televiziv të Top Channel, Selin përmendi se mes të pranishmëve do të jenë edhe Arbër Hajdari dhe Monika Kryemadhi, dy opinionistët e edicionit të kaluar të reality show-t. Ky detaj tërhoqi menjëherë vëmendjen e Orinda Hutës, e cila e pyeti Selinën nëse me këtë deklaratë po konfirmonte rikthimin e tyre edhe në “Big Brother VIP Albania 6”. Megjithatë, Selin u tregua e kujdesshme, duke sqaruar se nuk po konfirmonte asgjë lidhur me përbërjen e panelit të opinionistëve. Përmendja e dy...
Burimi:
ntv.al