Identifikohen 3 viktima nga varrezat në Zubin-Potok, reagon Kurti: ADN-ja konfirmoi lidhjen me “Grupin e Intelektualëve”
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar identifikimin e tri viktimave të luftës në Kosovë, pas analizave të ADN-së të kryera mbi mbetjet mortore të gjetura në varrezat masive në Kalludër dhe Jabukë të Zubin Potokut. Kurti bëri të ditur se lajmin e ka marrë në nisje të vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara, ku është njoftuar nga Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur se Komisioni Ndërkombëtar për Personat e Zhdukur ka përcjellë tri raportet e para të ADN-së. Sipas tij, analizat kanë konfirmuar identitetin e tri viktimave dhe kanë vërtetuar lidhjen e tyre me të ashtuquajturin “Grupi i Intelektualëve”, i përbërë kryesisht nga qytetarë të Skenderajt dhe Mitrovicës. Bëhet fjalë për persona që, sipas Kurtit, u rrëmbyen dhe u zhdukën më 19 prill...
Burimi:
javanews.al