I zoti i shtëpisë dëgjon zhurma në oborr, dy shqiptarë kapen pas ndjekjes policore me helikopter

I zoti i shtëpisë dëgjon zhurma në oborr, dy shqiptarë kapen pas ndjekjes policore me helikopter

Dy shtetas shqiptarë, të dy 51 vjeç, janë arrestuar nga policia gjermane në Ratingen-Hösel, pasi dyshohet se tentuan të hynin me forcë në një banesë private. Operacioni për identifikimin e tyre përfshiu patrulla policore, një helikopter dhe një qen të trajnuar. Sipas njoftimit zyrtar sotx të policisë së Mettmannit, ngjarja ndodhi të mërkurën, më 28 tetor, rreth orës 18:45, në rrugën Eggerscheidter Straße. Një banor 72-vjeçar dëgjoi një zhurmë të fortë pranë shtëpisë së tij. Kur kontrolloi oborrin, ai vuri re dy burra që, sipas policisë, po përpiqeshin të hapnin me forcë derën e tarracës. Dy personat u larguan nga pjesa e pasme e kopshtit, ndërsa pronari njoftoi policinë. Autoritetet nisën një operacion kërkimi në zonë, me mbështetjen e një helikopteri. Falë informacioneve të banorëve,...