Spiropali: Rama duhet të zgjedhë mes Belinda Ballukut dhe trashëgimisë së tij politike

Spiropali: Rama duhet të zgjedhë mes Belinda Ballukut dhe trashëgimisë së tij politike

Elisa Spiropali ka vijuar me kritikat e saj kundër kryeministrit Edi Rama, për mënyrën e qeverisjes dhe drejtimit të Partisë Socialiste. “Edi Rama është përballë një beteje. Do të zgjedhë Belinda Ballukun apo trashëgiminë e tij politike. Do të zgjedhë pushtetin apo do të zgjedhë shtetin”, tha Spiropali gjatë një interviste për Top Story. Më herët ajo tha se “Belinda Balluku është modeli më i keq për Partinë Socialiste”. Kujtojmë që në mbledhjen e fundit të Asamblesë së PS-së, me propozim të Edi Ramës është përjashtuar Spiropali nga të gjitha forumet e partisë. ©Argjiroja.net