I vuri flakën banesës së prindërve të bashkëjetueses dhe ndërruan jetë të dy, arrestohet 35-vjeçari
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit në Shkozë të Tiranës, ku një zjarr në një banesë sociale u ka marrë jetën dy bashkëshortëve. Sipas Policisë, dyshohet se zjarrin e ka vënë qëllimisht 35-vjeçari A. I., bashkëjetuesi i vajzës së çiftit. Viktimat, I. Z., 65 vjeçe dhe A. Z., 68 vjeç, humbën jetën në spital si pasojë e ngjarjes. Autori i dyshuar u arrestua nga policia menjëherë pas krimit. Ndërkohë, hetimet vijojnë nën drejtimin e Prokurorisë së Tiranës për të zbardhur plotësisht rrethanat dhe motivet e kësaj ngjarjeje. Njoftimi i policisë Tiranë/Zbardhen autorësia dhe rrethanat e zjarrit, rreth mesnatës, te banesat sociale. I vuri zjarrin banesës së prindërve të bashkëjetueses, në Shkozë, me pasojë vdekjen e të dy bashkëshortëve, arrestohet...
Burimi:
syri.net