I vodhi portofolin dhe kartat bankare pushuesit në Ksamil, arrestohet në kufi turisti hungarez

I vodhi portofolin dhe kartat bankare pushuesit në Ksamil, arrestohet në kufi turisti hungarez

Një shtetas hungarez, i shpallur në kërkim për një rast vjedhjeje të ndodhur më 28 korrik në Ksamil, është ndaluar nga Policia Kufitare në Pikën e Kalimit Kufitar Qafë Botë, gjatë tentativës për të lënë territorin shqiptar. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë, në bashkëpunim me shërbimet kufitare, arrestuan shtetasin hungarez A. S., 36 vjeç, banues në Hungari. Njoftimi i policisë: Ksamil/Në vijim të veprimeve hetimore lidhur me shpalljen në kërkim të një shtetasi hungarez, i cili më datë 28.07.2025, në Ksamil, dyshohet se ka vjedhur një portofol me një shumë parash dhe karta bankare të...