Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
I vodhën votat brenda partisë, Aulon Kalaja nuk dorëzohet, dy kallëzime në SPAK: Prokuroria të sekuestrojë kutitë, të rinumërohet Durrës
Kandidati i opozitës për zgjedhjet parlamentare të 11 majit, që pretendon se i janë vjedhur votat nga brenda PD-së gjatë numërimit të parë, nuk dorëzohet në betejën e tij për drejtësi.Aulon Kalaja dorëzoi sot (22 korrik) dy kallëzime në SPAK. Kalaja i dorëzoi vetë kallëzimet: Një për hapjen e kutive në qarkun e Durrësit, tjetra për shpërdorim detyre të KAS-it dhe anëtarëve të tij, pasi nuk hapën kutitë e caktuara sipas vendimit që vetë morën në mbledhje. Kandidati i PD-së, Aulon Kalaja, pas depozitimit të kallëzimeve foli edhe për mediat, duke u shprehur se ai nuk do dorëzohet në betejën...