Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
I vihet tritol dyqanit në Fushë Krujë
Një sasi tritoli i është vënë në hyrjen e dyqanit një 30 vjeçari në Fushë Krujë. Raportohet se ka vetëm dëme materiale. “Rreth orës 02:15, në aksin rrugor “Fushë Krujë-Derven, në hyrjen e dyqanit në përdorim nga shtetasi D. L., rreth 30 vjeç, ka shpërthyer një sasi e vogël dyshohet lëndë plasesë, duke shkaktuar vetëm dëme materiale.”- njofton policia. Grupi hetimor së bashku me shërbimet e Policisë po punojnë për sqarimin e rrethanave të rastit dhe identifikimin/kapjen e autorit.