Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
I shpëtoi rrëzimit të avionit në Indi, 40-vjeçari: Pati një zhurmë të madhe
👁5067
40-vjeçari indiano-britanik, Vishwash Kumar Ramesh, është i mbijetuar nga tragjedia e avionit. Ai ka folur për mediat pasi mundi t’i shpëtojë mrekullisht tragjedisë. ”Pati një zhurmë të madhe 30 sekonda pasi u nis avioni dhe më pas u përplas. Ndodhi shumë shpejt”, tha ai. I riu ka marrë dëmtime në gjoks, kokë dhe këmbë. 40-vjeçari kishte shkuar në Indi për disa ditë për të vizituar familjarët. Ai po kthehej në Mbretërinë e Bashkuar, bashkë me të vëllain, një 45-vjeçar me emrin Ajay Kumar Ramesh. ”Kur hapa sytë, kishte kufoma rreth meje. Isha i frikësuar. U ngrita dhe ika me vrap....