Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
I shpallur në kërkim ndërkombëtar për disa vepra penale, merr fund arratia e 41-vjeçarit nga Maqedonia e Veriut
Një 41-vjeçar nga Maqedonia e Veriut është vënë në pranga pasi ishte shpallur në kërkim për vepra të rënda penale. Musli Aslani kërkohej nga autoritetet austriake, për “Trafikim droge”, “Kërcënim i rrezikshëm”, “Zhvatje e rënduar”, dhe “Plagosje”. “Në kuadër të operacionit të koduar “Operacionalja 54”, në Tiranë, u bë e mundur lokalizimi, kapja dhe arrestimi i shtetasit M. A., 41 vjeç, lindur dhe banues në Shkup, Maqedonia e Veriut. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi ndaj tij është lëshuar urdhër arresti nga Zyra e Prokurorit Publik Innsbruck, Vjenë, Austri, për kryerjen e veprave penale “Trafikim droge”, “Kërcënim i...