I rënë përtokë! Broja futet dhe Burnley pëson gol, skenari më i keq gjen sulmuesin shqiptar

I rënë përtokë! Broja futet dhe Burnley pëson gol, skenari më i keq gjen sulmuesin shqiptar

Situata e Armando Brojës ka shkuar në atë pikë te Burnley ku duket se edhe fati nuk e shpëton më. Shumë lëvizje janë bërë nga ana e trajnerit të Burnley për të mos luajtur me Brojën titullar dhe kjo duket se do të vazhdojë për shumë kohë. Amdouni, lojtari tjetër që u hodh si sulmues pykë pasi nuk preferonin Brojën, pavarësisht se nuk erdhi për këtë pozicion në këtë ekip, filloi duke shënuar gola radhazi. Megjithatë ai ka pësuar një dëmtim që do ta mbajë për disa kohë jashtë fushave, 4-6 javë. Por pavarësisht kësaj, nuk ka vend për festë. Sot Burnley e nisi ndaj Charlton me 40-vjeçarin Vardy për të mos aktivizuar Brojën si titullar. Dhe kjo mungesë besimi ndikon padyshim te shqiptari që...