I plagosuri në protestë dërgohet në Itali, Rama: Nuk gënjej edhe pse nuk i them të gjitha (VIDEO)

I plagosuri në protestë dërgohet në Itali, Rama: Nuk gënjej edhe pse nuk i them të gjitha (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish lidhur me trajtimin mjekësor në Itali të Erjon Vishkullit, i cili mbeti i plagosur në sy gjatë protestës së djeshme në Tiranë. Në një reagim në rrjetet sociale, Rama shkruan: “UNË NUK GËNJEJ edhe pse nuk i them të gjitha, sidomos për ata që tërë këto ditë po gatuajnë mish për top nëpër ekranet e tyre të korruptuara”. Ndërkohë, vëllai i të riut të plagosur, Emiljano Vishkulli, ka folur për gjendjen shëndetësore të Erjonit, duke bërë të ditur se ajo paraqitet e stabilizuar dhe se familja ka marrë mbështetjen e strukturave shtetërore për trajtimin e tij në Itali. Ai theksoi se transporti drejt Italisë u realizua me një avion të posaçëm, me mjekë që shoqëruan të riun, ndërsa vlerësoi...