I konfirmua si moderatore e “BBV Kosova”, por Bora Zemani heq dorë, zbulohet emri që e ‘largoi’

I konfirmua si moderatore e “BBV Kosova”, por Bora Zemani heq dorë, zbulohet emri që e ‘largoi’

Bora Zemani duket se nuk do të jetë pjesë e moderimit të edicionit të pestë të “Big Brother VIP Kosova”, ndonëse vetëm pak ditë më parë emri i saj përflitej si një nga zgjedhjet pothuajse të konfirmuara për këtë rol. Sipas raportimeve të fundit të VIP Magazine, Alaudin Hamiti do ta drejtojë i vetëm këtë edicion të spektaklit, duke lënë jashtë skenarit të moderimit prezantuesen e njohur shqiptare. Megjithatë, gazetari Elton Tozaj ka bërë një tjetër deklaratë, duke pretenduar se Bora kishte qenë e konfirmuar për këtë pozicion, por kishte vendosur të tërhiqej pas një zhvillimi të papritur. Sipas tij, shkak për ndryshimin e vendimit është bërë konfirmimi i Rudina Dembacajt si opinioniste e këtij edicioni. “Ka zhvillime. E konfirmuar ishte deri përpara dy ditësh,...