I zhdukur prej dy ditësh/ Nëna ngre alarmin, thirrje për ndihmë për gjetjen e djalit të saj 24 vjeçar (EMRI)
Një familje në Vlorë po kërkon ndihmën e qytetarëve për gjetjen e 24-vjeçarit Xhuliano Aliu, i cili është larguar nga banesa mbrëmjen e së mërkurës dhe prej dy ditësh nuk ka dhënë asnjë informacion për vendndodhjen e tij. Ka qenë nëna e të riut ajo që i është drejtuar redaksisë sonë për të bërë publik rastin, me shpresën se apelimi do të ndihmojë në gjetjen e djalit të saj. Sipas familjarëve, kontakti i fundit me Xhulianon ka qenë rreth orës 22:00, ndërsa telefoni i tij rezulton i fikur. 24-vjeçari është parë për herë të fundit në rrugën e Çipajve, në Vlorë. Në momentin e largimit, ai kishte veshur xhinse bojëqielli, bluzë të zezë dhe mbante një kapele ngjyrë bezhë. Familja ka bërë kallëzim në polici...
Burimi:
ntv.al