Helmimi i fëmijëve në kopshtin në Vlorë/ Kërkohet sekuestrimi i ujit dhe ushqimit

Helmimi i fëmijëve në kopshtin në Vlorë/ Kërkohet sekuestrimi i ujit dhe ushqimit

Rastet e dyshuara të helmimit të fëmijëve në kopshtin nr. 10 dhe të banorëve në Vlorë kanë përfunduar në Prokurori. Qendra e Shërbimeve Ligjore Evropiane (CELS) ka depozituar kallëzim penal, duke kërkuar hetim të menjëhershëm për të përcaktuar shkakun e problemeve shëndetësore dhe përgjegjësit e mundshëm. Kallëzimi është dorëzuar më 11 nëntor 2026 në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë. Sipas organizatës, që prej 6 nëntorit dhjetëra fëmijë dhe të rritur kanë kërkuar ndihmë mjekësore, pasi kanë shfaqur simptoma si të vjella, diarre dhe temperaturë. CELS pretendon se analizat e raportuara për depozitën e ujit në kopsht kanë evidentuar mungesë klori dhe tregues të ndotjes fekale. Megjithatë, deri tani nuk ka një konkluzion zyrtar që të përcaktojë shkakun e...