I kërkuar prej vitesh, arrestohet në Itali 38-vjeçari shqiptar, gjurmimi u bë përmes sistemit të hoteleve

I kërkuar prej vitesh, arrestohet në Itali 38-vjeçari shqiptar, gjurmimi u bë përmes sistemit të hoteleve

Një 38-vjeçar shqiptar, rezident në Gjermani dhe me leje të rregullt qëndrimi, është arrestuar në orët e para të mëngjesit të sotëm në qytetin Komo të Italisë. Ai u lokalizua në një motel në “Via P. Paoli” nga oficerët e Policisë së Shtetit, pas një sinjalizimi që erdhi nga portali “web lodgers” – një platformë që u mundëson autoriteteve italiane të monitorojnë të dhënat identifikuese të klientëve të strukturave akomoduese në kohë reale. Sapo emri i tij u regjistrua në sistem, rezultoi se ndaj 38-vjeçarit kishte një masë kufizuese të lëshuar që nga viti 2015 nga Gjykata e të Miturve...
Burimi: Sot.com.al