Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
I kërkuar nga autoritetet spanjolle për drogë, 28-vjeçari shqiptar kapet në Shkodër
👁10845
Policia ka kapur një 28-vjeçar në aksin “Vau i Dejës-Shkodër”, pasi akuzohet se ka kultivuar bimë Cannabisi, me llamba, në Spanjë. Si rezultat i koordinimit të punës dhe shkëmbimit të informacioneve, me partnerët spanjollë, nëpërmjet INTERPOL, shërbimet e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale, në kuadër të operacionit “Operacionalja 45”, lokalizuan, kapën dhe vunë në pranga, me qëllim ekstradimin në Spanjë, shtetasin E. K., 28 vjeç, të lindur në Shkodër. Mësohet se ai kërkohej ndërkombëtarisht, sepse Gjykata e Barcelonës, në vitin 2025, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për kultivim të bimëve narkotike dhe vjedhje të energjisë...