Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
I jepet sot lamtumira e fundit Artan Lames, homazhet tek Akademia e Shkencave
👁10034
Përcillet sot për në banesën e fundit, publicisti dhe ish-zyrtari Artan Lame, i cili u nda nga jeta para kohe, në moshën 58- vjeçare. Homazhet në nderim të tij do të zhvillohen pranë Akademisë së Shkencave, duke filluar nga ora 10:00 deri në orën 12:00. Lame ndërroi jetë në një spital në Gjermani, ku nuk mundi t’ia dalë pas një tjetër ndërhyrjeje të vështirë kirurgjikale në zemër. Artan Lame ishte publicist, opinionist, studiues i dashuruar pas historisë shqiptare dhe pronar i një koleksioni të rallë të arkefakteve historike, por dhe aktivist për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore të vendit. Karriera e...