Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
I dyshuar për vrasjen e Gentian Bejtjas në mars të këtij viti, arrestohet Flodian Plaku i njohur edhe si ‘Pole Qorri’
Flodian Plaku, i akuzuar për vrasjen e Gentjan Bejtjas, është arrestuar nga policia në qytetin e Vlorës, pas një operacioni të mirëorganizuar nga forcat operacionale dhe efektivët e policisë lokale. Raportohet po ashtu se arrestimi vjen pas dy muajsh hetimesh intensive, që çuan në identifikimin dhe lokalizimin e Plakut. Ai dyshohet të ketë qenë vrasës me pagesë, i angazhuar për eliminimin e Gentian Bejtjas, ngjarje e ndodhur më 15 mars 2024 në fshatin Larushkë të Krujës. Për këtë ngjarje, më herët është arrestuar edhe Ilir Beqaraj, kunati i Roan Brahimit, i dyshuar për përfshirje në organizimin e atentatit.