Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
I dënuar për vrasjen e kushëririt, kush është ish-efektivi i vrarë në Vaun e Dejës? Pista kryesore, hakmarrja
Foto ilustruese SHKODËR- Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë mbrëmje në Vaun e Dejës, ku një trup i pajetë u gjet në fshatin Paçram. Sipas policisë, viktima i identifikuar si Frrok Lleshaj, 65-vjeç, dyshohet se është vrarë me armë zjarri dhe është lënë i vdekur në rrugë. Mësohet se 65-vjeçari, ka qenë ish-efektiv i policisë së shtetit, ndërsa 20 vite më parë ka vrarë me armë zjarri kushëririn e tij, Dodë Lleshaj. Sakaq, sipas grupit hetimor pista kryesore është ajo e gjakmarrjes. Nga informacionet paraprake, mësohet se 65-vjeçari ka qenë duke ecur në rrugët e fshatit Paçram mbrëmjen e sotme kur është qëlluar me armë zjarri. Trupi i tij u gjet nga një kalimtar i rastësishëm, që informoi policinë. Ndërkohë, policia ndodhet në vendin e ngjarjes...