Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
I dënuar për vrasje, 32-vjeçarit i sekuestrohen pasuri me vlerë 875 mijë euro
Policia i ka sekuestruar pasuri me vlerë 875 000 euro një 32-vjeçari, të dënuar me burg për vrasje me paramendim dhe pjesëmarrje në grup kriminal për trafikim të lëndëve narkotike. Sipas uniformve blu mësohet se pasuritë e sekuestruara janë 2 garazhe, 1 apartament, 1 sipërfaqe truall dhe 1 subjekt tregtar, që ishin të regjistruara në emër të 32-vjeçarit ose të familjarëve të tij. “Specialistët e Seksionit për Hetimin e Pastrimit të Parave, në bashkëpunim me specialistët e Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara, në kuadër të një procedimi penal të drejtuar nga Prokuroria e Tiranës, ekzekutuan...