Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
I dënuar për disa krime, riatdhesohet emigranti parë që mbahej në Gjadër
Është riatdhesuar drejt vendit të origjinës nga Qendra e Riatdhesimit në Gjadër, emigranti i parë i huaj që qëndronte në këtë strukturë, të ngritur në kuadër të marrëveshjes së bashkëpunimit mes Italisë dhe Shqipërisë për menaxhimin e emigracionit të parregullt. Sipas burimeve zyrtare, shtetasi i riatdhesuar është një 42-vjeçar me origjinë nga Bangladeshi, i cili kishte hyrë në territorin italian në vitin 2009. Autoritetet italiane vendosën dëbimin e tij për shkak të rrezikut të lartë shoqëror që ai paraqiste. Ai ka qenë i dënuar më parë për disa vepra penale, përfshirë një rast të rëndë dhune në familje. Pas procedurave të nevojshme ligjore dhe mbajtjes së tij në Qendrën e Gjadrit, ai është deportuar drejt vendit të origjinës. Lidhur me këtë zhvillim, Ministri i Brendshëm...