Burimi:
Sot.com.al

I dënuar me burgim përjetë, Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Redjan Rrajës
👁10462
Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e Redjan Rrajës kundër vendimit të datës 1.11.2022 të GJKKO. Rraja është dënuar me burgim të përjetshëm nga Apeli i GJKKO për atentatin e ndodhur në 1 Nëntor të 2019 tek mbikalimi i Shkozetit, ku objektiv ishin ish-prokurori Arjan Ndoja dhe Aleksandër Laho i njohur si “Rrumi i Shijakut”, të cilët mbeten të plagosur, dhe humbi jetën një javë më vonë në spital shoferi i ish-prokurorit, Andi Maloku. “Deklarimin fajtor të të pandehurit Redjan Rraja për veprën penale “Vrasja e funksionarëve publikë”, mbetur në tentativë, në dëm të viktimës Arjan Ndoja, kryer në bashkëpunim,...