Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
I dënuar me 5 vjet burgim për kultivim të bimëve narkotike, arrestohet 43-vjeçari i shpallur në kërkim
Krujë-Finalizohet operacioni policor i koduar “Inside”, për kapjen e një shtetasi të shpallur në kërkim. I dënuar me rreth 5 vjet burgim, për kultivim të bimëve narkotike në ambient të mbyllur, kapet 43-vjeçari. Si rezultat i kontrolleve të bazuara te informacionet e siguruara në rrugë operative, me objektiv lokalizimin dhe ndalimin e shtetasve të shpallur në kërkim, shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, në kuadër të operacionit “Inside”, kapën shtetasin L. K., 43 vjeç. Gjykata e Tiranës, me vendimin e datës 09.02.2023, e ka dënuar këtë shtetas, me 4 vjet e 8 muaj burgim, për veprat penale “Kultivimi i bimëve...