Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
I biri i bën “kërdinë” ministrit suedez të Migracionit, 16-vjeçari lidhje me grupet ekstremiste
Ministri suedez i Migracionit, Johan Forssell, është vënë në qendër të vëmendjes publike dhe politike pasi u zbulua se djali i tij adoleshent ka pasur lidhje me grupe supremaciste të bardha, përfshirë edhe organizatën neo-naziste Lëvizja Nordike e Rezistencës (NMR). Forssell konfirmoi se personi i përmendur në një raport të organizatës suedeze kundër racizmit Expo si “i afërm i ngushtë i një ministri” dhe “aktiv në të djathtën ekstreme”, është djali i tij 16-vjeçar. Ai theksoi se nuk ishte në dijeni për përfshirjen e të birit deri në momentin kur u kontaktua nga shërbimi suedez i sigurisë, Säpo, disa javë...