Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
I armatosur me pistoletë dhe fishekë, pranga 37-vjeçarit në Astir
👁9691
DVP Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Trigger”. I armatosur me pistoletë, me fishek në fole, kapet në flagrancë në Astir dhe vihet në pranga 37-vjeçari. Sekuestrohet pistoleta. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e rasteve të armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në informacionet e siguruara përmes inteligjencës policore, për një shtetas që lëvizte i armatosur, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Trigger“. Gjatë operacionit, në Astir, shërbimet e Policisë kanë kapur në flagrancë shtetasin D. S. duke lëvizur me këmbë, me 1 armë zjarri pistoletë me fishek në fole,...