Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
I akuzuar për korrupsion ndaj funksionarëve të drejtësisë, Gjykata e Posaçme merr vendimin për Nikolin Nikën
👁11718
Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka miratuar sot marrëveshjen e fajësisë mes Prokurorisë dhe të pandehurit Nikolin Nika, i akuzuar për korrupsion aktiv ndaj funksionarëve të drejtësisë, sipas nenit 319 të Kodit Penal. Në vendimin Nr. 39, trupi gjykues i përbërë nga gjyqtaret Flojera Davidhi, Elsa Ulliri dhe Rudina Palloj, shpalli fajtor Nikolin Nika dhe e dënoi me 1 vit burgim. Megjithatë, ekzekutimi i dënimit u pezullua për dy vite, me kusht që i pandehuri të mos kryejë vepra të tjera penale dhe të mbajë kontakte me Drejtorinë e Shërbimit të Provës...