“Humbja, tronditëse për PD”, gazetari: Berisha ishte i përgatitur, askush nuk kërkon largimin e tij

“Humbja, tronditëse për PD”, gazetari: Berisha ishte i përgatitur, askush nuk kërkon largimin e tij

Gazetari i ABC News, Andon Kello thotë se kreu i PD, Sali Berisha ishte i përgatitur për humbjen e zgjedhjeve parlamentare të 11 majit. Në një intervistë për “Ora e Fundit”, Kello u shpreh se askush në PD nuk kërkon largimin e Sali Berishës, nga drejtimi i kësaj force politike. “I vetmi i përgatitur për humbjen, ishte kreu i PD, Sali Berisha. Është fytyra e vetme e PD në këto dy javë. Sigurisht, rezultati është pranuar. Të paktë janë ata që besojnë ato që thotë Berisha. Humbja është pranuar, janë 300 mijë vota diferencë me PS. Demokratët dhe lidershipi i PD, e dinë shumë mirë që me 500 mijë vota, nuk mund të jesh forcë qeverisëse. Sot nuk ka asnjë zë që të dalë dhe...