Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
Humbja e ZGJEDHJEVE/ PD ankohet përmes kompanisë së lobimit në SHBA: Duam hetim ndërkombëtar dhe qeveri teknike!
👁4624
Selia e PD TIRANË- Pas humbjes së thellë në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, Partia Demokratike ka vendosur që të fusë në funksion kontratën e lobimit që ka nënshkruar me kompaninë amerikane. Në një dokument që i është dërguar Departamentit të Drejtësisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës më 16 maj, pra vetëm pak ditë më parë, PD kërkon hetim ndërkombëtar të procesit zgjedhor në Shqipëri. Por jo vetëm kaq! Me pretendimin se zgjedhjet janë vjedhur dhe votuesit janë intimiduar në shumë mënyra për të votuar partinë në pushtet, PD kërkon qeveri teknike dhe ripërsëritjen e zgjedhjeve. Në dokument, PD...