Humbën rrugën në Shpellën e Pëllumbasit, shpëtohen dy turistë gjermanë

Humbën rrugën në Shpellën e Pëllumbasit, shpëtohen dy turistë gjermanë

Dy turistë gjermanë, nënë e bir, janë shpëtuar nga forcat e policisë, pasi humbën rrugën gjatë një eksplorimi në natyrë në zonën e njohur si “Shpella e Pëllumbasit”. Pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, në bashkëpunim me Njësinë Alpine të Forcës Kombëtare të Sigurisë Tiranë, organizuan menjëherë kërkimet dhe ndërhynë për t’u ardhur në ndihmë turistëve. Pas disa orësh kërkimesh intensive, u bë e mundur lokalizimi dhe shpëtimi i tyre. Sipas njoftimit, turistët ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore.
Burimi: Kohajone.com