“Humba kontrollin, jam gati të paguaj mëkatet e mia”, zbulohet letra që vrasësi u dërgoi prindërve të Ilaria Sulës

“Humba kontrollin, jam gati të paguaj mëkatet e mia”, zbulohet letra që vrasësi u dërgoi prindërve të Ilaria Sulës

Mark Samson, autori i vrasjes së shqiptares Ilaria Sula i ka dërguar një letër nga burgu familjes së 22-vjeçares, ku kërkon falje. 23-vjeçari me origjinë filipinase, i arrestuar në burgun Regina Coeli në Romë, po monitorohet nga afër nga frika se mund të kryejë akte vetëlëndimi. “Unë jam Mark Samson dhe po shkruaj nga qelia ime ku do të qëndroj për disa vite. Çdo ditë mendoj për krimin mizor që kam bërë dhe nuk di çfarë të them, por mbi të gjitha nuk e di se çfarë më ka ndodhur. Është banale të kërkoj falje për dhimbjen që kam shkaktuar,...
Burimi: Top-Channel.tv