Burimi:
Inforculture.info

Foto © Inforculture.info
Historia/ Gazeta e parë e botuar nga gratë shqiptare
Një shekull më parë, (mendohet datës 6 shkurt 1921), Marigo Posio (që qëndisi flamurin e shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë më 28 nëntor 1912) nisi botimin e gazetës “Shpresa Kombëtare” organ i shoqërisë me të njëjtin emërtim i zonjave në Vlorë e më gjerë. Kjo ishte e para gazetë e botuar nga gratë shqiptare brenda Shqipërisë. “Deri më sot është arritur të identifikohen gjashtë numra nga kjo gazetë, duke mos pretenduar që këto të jenë koleksioni i plotë i saj. Për më shumë, kjo gazetë shpërfaqi talentin e editorialistes Fereniqi Posio, bija e madhe e Marigo dhe Jovan Posios, e cila pak vite më vonë u nda nga jeta në moshë shumë të re. Misioni i ‘Shpresës’ ishte emancipimi i gruas shqiptare, shkollimi dhe lartësimi...