Historia e trishtë e masa’krimit të Romanovëve të Rusisë

Historia e trishtë e masa’krimit të Romanovëve të Rusisë

Masakra e Jekaterinburgut është konsideruar nga shumë historianë si preludi i masakrave të shekullit 20! Në sfondin shumë të errët të një fotografie të vjetër të zbehur tashmë nga koha, shfaqen fytyrat fisnike dhe ëndërrimtare të katër adoleshenteve shumë të bukura, të veshura në mënyrë elegante me veshje të bardha, me perla si dhe gurë të çmuar të vendosur në flokët e gjatë. Asnjëra nuk buzëqesh, e megjithatë sytë e tyre janë plot me shpresa dhe shkëlqejnë me një dritë të pazakontë, që manifeston pafajësisht ankthet e trye për atë që do të vinte. Ajo foto mban fytyrat e grandukeshave Ollga, Tatjana, Maria dhe Anastasia Romanov, bija të Nikollës II, Cari i fundit i Rusisë. Ishte viti 1912, dhe ato nuk kishin si të dinin...