Historia e patreguar e zhytësve amatorë që zbuluan reliktet e flotës Ilire

Historia e patreguar e zhytësve amatorë që zbuluan reliktet e flotës Ilire

Një grup peshkatarësh dhe zhytësish jo-profesionistë me pasion për arkeologjinë nënujore, gjatë dekadës së fundit kanë ndihmuar arkeologët të zbulojnë dhe ruajnë reliktet e dhjetëra anijeve antike nga 900 deri në 2400 vjeçare – duke ndryshuar rrënjësisht optikën historike për marrëdhëniet e ilirëve me detin dhe fqinjët.Kur Sandër Xhuka – një peshkatar dhe zhytës apnea – pikasi një objekt të madh metalik në ujërat e gjirit të Durrësit në verën e vitit 2009, ai nuk e kuptoi menjëherë së bëhej fjalë për një spirancë të një anijeje Ilire. “Kujtova se ishte një kazmë e madhe prej bronxi, që peshonte 167 kg gjithsej dhe mund ta shisja për skrap,” tregon 53-vjeçari. Pasi arriti në përfundimin se nuk bëhej fjalë për kazmë por për një spirancë, Xhuka...