Historia e panjohur/ Çfarë ishte “Kriza e Borxheve” që preku Shqipërinë në vitet ’30

Historia e panjohur/ Çfarë ishte “Kriza e Borxheve” që preku Shqipërinë në vitet ’30

Kriza ekonomike botërore e njohur si “Depresioni i Madh” filloi në tetor të vitit 1929 me kolapsin e Wall Street në Shtetet e Bashkuara te Amerikës dhe shumë shpejt u përhap në mbarë botën. Efektet që solli kjo krizë ishin papunësia e lartë, varfëri, përfitime të ulëta, deflacion, ulje të të ardhurave në bujqësi e rënie të theksuar ekonomike. Por mbi të gjitha, kjo krizë solli një humbje të besimit për një rritje ekonomike në të ardhmen. Kriza e nisur në vitin 1929 do të zgjaste deri në vitin 1933. Në fakt, Shqipëria do të përjetonte një krizë të thellë e më të zgjatur në kohë, deri në atë pikë sa mund të konsiderohet katastrofë si për ekonominë shtetërore, ashtu edhe për familjare. E kësaj...