Historia e pandemive; si shembën perandori e vranë mbretër

Historia e pandemive; si shembën perandori e vranë mbretër

Pandemitë e sëmundjeve vdekjeprurëse janë një kërcënim i përhershëm për njeriun dhe i shpallin luftë herë pas here. Historia na tregon se sëmundjet kanë shembur perandori e kanë përgjysmuar popuj, por sot në kohët moderne kemi më shumë mundësi të mbrohemi Shpërthimi më i hershëm i pandemisë daton në vitin 430 para erës sonë, gjatë luftërave të Peloponezit. Sëmundja epidemike u shpërnda në Libi, Etiopi, Egjipt e deri në Athinë, ku u shuan 2/3 e popullsisë. Pandemia e botës antike ishte në fakt sëmundja e Malarias.  Një sëmundje që u zvarrit ndër shekuj dhe që besohet se i mori jetën Aleksandrit të Madh. Fakti që Malaria ngjitej nga mushkonjat u zbulua vetëm 2300 vite më vonë. Kështu që njerëzit e kohës as nuk e dinin...