Burimi:
Inforculture.info

Foto © Inforculture.info
Historia e pa rrëfyer e Kozakëve, populli që stërvitet vazhdimisht për luftëra
Në shekullin XVI-të, stepa e madhe midis khanatit tatar të Krimesë, atij të Poloni-Lituanisë dhe të rusëve të Moskovës, ishte një rajon shumë i rrezikshëm për të jetuar. E megjithatë brenda atij mjedisi u formua një popull i frikshëm luftëtarësh, që do të dominonin territoret kufitare të quajtura Ukraina, ose “në kufi”. Këta njerëz të pavarur dhe luftarakë të ashpër njihen si Kozakë, nga fjala turke kazak, që do të thotë “njeri i lirë” ose “aventurier”. Kozakët jetonin dhe rrezikonin jetën midis vijave kufitare, pasi refuzuan të jetonin si bujkrobër nën sundimin e mbretërive aty pranë. Në fillim, ata thjesht jetonin përmes gjuetisë, peshkimit dhe kërkimit të mjaltit. Por më pas ata u bashkuan për të forcuar një forcë luftarake mbresëlënëse. Pasi u bashkuan, Kozakët...