Historia e Elizabeth Holmes rikthehet në ekran përmes dokumentarit të ri

Historia e Elizabeth Holmes rikthehet në ekran përmes dokumentarit të ri

Mes premtimeve për revolucion teknologjik, ambicies për sukses dhe një prej skandaleve më të bujshme të Silicon Valley-t, historia e Elizabeth Holmes rikthehet në vëmendjen e publikut përmes dokumentarit të ri You Can See Everything, i cili përpiqet të hedhë dritë mbi një figurë që vazhdon të ngjallë kureshtje dhe pikëpyetje. Me regji të Nathan Fielder dhe Lance Oppenheim, filmi dokumentar e ndjek Holmesin në javët përpara se ajo të paraqitej në burg, duke sjellë pamje nga jeta e saj familjare dhe biseda që zbulojnë mënyrën se si ajo e interpreton historinë e vet. Përmes këtij rrëfimi, filmi e vendos shikuesin përballë kontrastit mes imazhit që Holmes përpiqet të ndërtojë dhe fakteve që çuan në dënimin e saj. Holmes u bë e njohur në vitin...