“Hiq dorë nga bashkia dhe delegoje te Arbër Hajdari”/ Veliaj zbulon si Gogu e “kërcënoi” në emër të Ramës
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka reaguar lidhur me takimin e tij me ministrin e Drejtësisë, Toni Gogu, në burgun e Fierit, i cili u shoqërua me debat për një mesazh që dyshohet se është përcjellë në emër të kryeministrit Edi Rama. Në një deklaratë publike, Veliaj mohon pretendimet se ka organizuar apo financuar protestat. Ai thekson se, pavarësisht kufizimit të lirisë, nuk pranon që t’i cenohet dinjiteti. Veliaj ka publikuar gjithashtu një letër, për të cilën thotë se e ka shkruar vetë dhe se pasqyron të vërtetën e takimit me ministrin Toni Gogu, të zhvilluar të premten në orën 22:30. Sipas pretendimeve të Veliajt në këtë letër, gjatë takimit Gogu i ka përcjellë disa kërkesa të kryeministrit Rama, që lidhen me protestat, mandatin e...
Burimi:
ntv.al