Himne, propagandë dhe riedukim! Kampi “Artek” në Krime, destinacion për fëmijët e rrëmbyer ukrainas

Himne, propagandë dhe riedukim! Kampi “Artek” në Krime, destinacion për fëmijët e rrëmbyer ukrainas

Kampi legjendar sovjetik “Artek”, dikur simbol i edukimit komunist për fëmijët e BRSS-së, është rikthyer në qendër të vëmendjes ndërkombëtare, këtë herë si pjesë e skemës së akuzuar nga Perëndimi për deportimin dhe riedukimin e fëmijëve ukrainas të rrëmbyer gjatë pushtimit rus. Sipas të dhënave të qeverisë së Ukrainës, mbi 19,500 të mitur janë marrë me forcë nga territoret e pushtuara që nga fillimi i luftës në vitin 2022. Prej tyre, më shumë se 4,000 ndodhen në Artek, një kamp luksoz por i mbyllur në Krimenë e aneksuar, i cili tani funksionon si qendër riedukimi nën kontrollin e autoriteteve ruse....
Burimi: Top-Channel.tv