Himarë/ Aksidentohet parashutisti me banderolën elektorale të Vullnet Sinajt

Himarë/ Aksidentohet parashutisti me banderolën elektorale të Vullnet Sinajt

Një aksident ka ndodhur këtë të shtunë në Himarë gjatë një tubimi elektoral. Raportohet se parashutisti Xhonatan Islami, teksa po valëviste banderolën e kandidatit socialist në qarkun Vlorës, Vullnet Sinaj, ka bërë një ulje të gabuar duke u përplasur në një shtyllë dhe më pas në tokë. Në fotot e mëposhte shihet momenti kur parashutistit i jepet ndihma e parë nga të pranishmit. Raportohet se Xhonatan Islami ka pësuar dëmtime në këmbë.
Burimi: Gijotina.com