Burimi:
Inforculture.info

Foto © Inforculture.info
Himara, shqiptare apo greke? E vërteta sipas një dokumenti të Marinës Franceze
Çështja e Fredi Belerit ka rikthyer edhe njëherë debatin për Himarën dhe nëse himariotët janë shqiptarë apo minoritarë (grekë). Në reagim ndaj arrestimit të Fredi Belerit, Athina e quajti Himarën si “qendrën më të rëndësishme të minoritetit etnik grek”, ndërkohë që Tirana nuk ia pranon këtë definicion etnik, duke theksuar se “Himara është tokë shqiptare”. Juristi i të Drejtës Ndërkombëtare, Agron Alibali, solli sot një fakt që për këtë argument: një dokument të Marinës Franceze në Traktatin e Paqes në përfundim të Luftës së Parë Botërore, ku shprehet qartazi që popullsia në zonën e Himarës është shqiptare. Në dokumentin e zyrtarit të Marinës Franceze thuhej se popullsia që shtrihet nga Valona deri në Korfuz është shqiptare, por për shkak të besimit ortodoks, Greqia është e...