Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Himara çel sezonin turistik, Rama: Ne nuk do ndalemi, sepse përparimi i kësaj zone është i pashmangshëm
👁10223
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ishte sot në qytetin bregdetar të Himarës, ku mori pjesë në ceremoninë zyrtare të hapjes së sezonit turistik 2025. Gjatë fjalës së tij përshëndetëse, kreu i qeverisë u shpreh i bindur se ky sezon do të jetë një nga më të suksesshmit për Himarën, falë transformimit që ka pësuar qyteti dhe numrit të lartë të vizitorëve që tashmë janë të pranishëm nga e gjithë bota. “Himara ka përjetuar një transformim rrënjësor. Atmosfera është pozitive, ka rënë qetësia dhe ndihet energjia për zhvillim. Jam i bindur që sezoni turistik do të jetë fantastik,” u shpreh Rama....