Burimi:
Top-Channel.tv

Hetimi për vjedhje vote në Lushnjë, reagon PD: Sajesa të turpshme si të Sigurimit të Shtetit! SPAK të hetojë menjëherë rastin
👁12804
Sajesa të turpshme dhe manipulim i opinionit publik nga Policia e Shtetit, e cilëson Partia Demokrati njoftimin se një 38-vjeçar ka blerë vota në Lushnjë, në favor të PD-së. “Ne distancohemi nga çdo krim elektoral dhe jemi në krye të betejës kundër shkeljeve të ligjit në zgjedhje”, thuhet në deklaratën e Shtabit të PD-së në qarkun Fier. E djathta kërkon hetim nga Prokuroria e Posaçme Anikorrupsion. “Sajesat e turpshme si të Sigurimit të Shtetit as na ndikojnë, as na shfokusojnë nga misioni ynë për të bërë më të mirën për Shqipërinë. Ne distancohemi nga çdo krim elektoral dhe jemi në...