Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Hetimet për inceneratorin e Elbasanit, prokuroria ushtron kontroll në 14 banesa
Prokuroria dhe Policia e Elbasanit kanë ndërmarrë në orët e para të mëngjesit të së hënës një operacion të zgjeruar kontrollesh, në kuadër të hetimeve për inceneratorin e qytetit. Në zbatim të një vendimi të Gjykatës së Elbasanit, janë ushtruar kontrolle në 14 banesa të personave që dyshohet se kanë lidhje me këtë çështje. Veprimet janë ndërmarrë në kuadër të procedimit penal nr. 1417, i vitit 2024, i cili është regjistruar fillimisht për veprën penale të “zjarrvënies”, pasi fusha e mbetjeve urbane në Elbasan u përfshi nga flakët në vitin 2024. Gjatë hetimeve të thelluara, Prokuroria ka evidentuar elementë të...